
Dje, Shkumbini arriti të fitonte kundër Bylisit me rezultatin 2-0. Një nga autorët e golave ishte Endri Magani, i cili nuk fali përballë portierit të mallakastriotëve.
Ai u shmang bukur nga e djathta, depërtoi në zonë dhe në mënyrë të prirët përshëndeti rrjetën e portës të mbrojtur nga Miftari.
Festa ishte legjitime për peqinasit e veçanërisht për Maganin që këtë vit kontribuon për një nga ekipet që ka luajtur edhe babai i tij, Gugashi. Kujtojmë që kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë.
Poll