Maliqi u mposht ditën e djeshme në shtëpi me rezultatin 2-3 nga Besëlidhja. Miqtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar dy herë, por Maliqi nuk u dorëzuar dhe barazoi sfidën. Në minutën e 56-të Dario Kame shënon një supergol.
Mesfushori pas kthimit të topit nga mbrojtja e Besëlidhjes gjuan direkt “fluturimthi” dhe topi ndalet në fundin e rrjetës. Një gol për “kornizë” që shihet pak në futbollin shqiptar, por që në fund vlejti vetëm për statistik.
Pak minuta më vonë, Demollari barazoi ndeshjen në 2-2, por Besëlidhja reagoi sërish duke shënuar golin e fitores me Redon Danaj dhe në fund dolën me 3 pikë nga transferta e Maliqit.