Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Gent MUÇA në zgjedhjet e 25 prillit, skuadra e TIRANËS në spotin elektoral të qendërmbrojtësit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gent MUÇA në zgjedhjet e 25 prillit, skuadra e TIRANËS

Gentian Muça do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nën siglën e Partisë Demokratike. Qendërmbrojtësi i njohur ka publikuar spotin e tij teksa pjesën më të madhe e zë karriera e shtatlartit me skuadrën e Tiranës. Edhe pse shpesh është trumbetuar fort që sporti dhe politika duhet të jenë tërësisht të ndara, vitet e fundit kemi parë që ndodh ndryshe.

Edhe në këtë fushatë elektorale, ish-qendërmbrojtësi i Tiranës që luan me Prishtinën në Kosovë, ka zgjedhur të kërkojë votat përmes spotit ku një pjesë të madhe e zë ekipi bardheblu. Pritet të shihet se si do të veprojnë tifozët e Tiranës të cilët kanë treguar se janë tërësisht të veçuar nga politika, nëse do ta mbështesin ose jo qendërmbrojtësin në këtë nismë të re.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga