Gazetari i njohur Artan Hoxha doli në krah të tifozerisë së Flamurtarit, të cilët u revoltuan me gjykimin arbitrit Olsi Sokoli në dëm të skuadrës vlonjate.
Në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha mbrojti acarimin e tifozëve bregdetarë, të cilët sulmuan verbalisht dhe me sende grupin e arbitrave të ndeshjes së sotme.
“Kur kryesori Olsi Sokoli dhe ndihmësat e tij e bëjne baltë ne Vlorë, nuk kanë faj vlonjatët…!”
Pavarësisht kontestimeve ndaj gjykimit të Sokolit, Flamurtari rrezikon të humbasë tifozët e vet për ndeshjet në shtëpi, pasi hodhën shishe në fushë dhe goditën anësorin e takimit.