Irani u eliminia mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Botës, pasi u mposht minimalisht nga USA. Në këtë mënyrë amerikanët siguruan një biletë për në fazën tjetër të këtij kometicioni.
Por përveç rezultatit që zhgënjeu të gjithë lojtarët iranianë, por një episode emosionues është parë pas ndeshjes nga njëri prej futbollistëve. Mbrojtësi i djathtë i Iranit, Ramin Rezaeian shpërtheu në lot. Afër tij menjëherë ishte futbollisti amerikan, Antonee Robinson që e përqafoi ngrohtësisht për një kohë të gjatë.
Video u bë virale në gjithë botën, kjo edhe për faktin se dihen qëndrimet dhe raportet e ashpërsuara mes dy vendeve, ku futbolli nuk pyet për politikë.
US football player Antonee Robinson & Iranian right back Ramin Rezaeian emotional hug after their World Cup game #USMNT #TeamMelli #WorldCup2022 #IranProtests pic.twitter.com/4DVrAPnBfL
— Dariuš (@dvriusariani) November 30, 2022