Prej datës 10 mars futbolli në vend është pezulluar si shkak i Pandemisë COVID 19. Çdo aktivitet futbollistik s’mund të rinisë pa miratimin e qeverisë. Kjo pauzë 2-mujore u ka shërbyer stadiumeve në vend për të rikuperuar fushat e tyre për të qenë në kushte sa më të mira me rifillimin e kampionatit. Por, nuk ndodh kështu në Korçë pasi impianti i bardhekuqve është dëmtuar.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen se si portat hyrëse të tribunave karshi janë prishur duke i shkulur hekurat që pengojnë futjen në stadium. Në një moment kur klubi pret mbështetjen e tifozëve për të kaluar situatën e krijuar nga dënimi i UEFA-s, janë ata që me duart e tyre prishin pasurinë e një prej skuadrave që ka shkruar historinë në futbollin shqiptar.