
Tre lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin rus, Bekim Balaj dhe Odise Roshi për Terek Groznin dhe Bernard Berisha për Anzhin po kalojnë momente pozitive, sidomos në takimet që janë luajtur ditën e sotëm.
Bernard Berisha arriti që të shënojë në humbejn e Anzhit kundër Kyryla Svetov. Berisha shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, por koha e mbetur pas golit nuk mjaftoi që të barazoheshin shifrat. Ndeshja përfundoi 2-1 për Kyryla.
Sa i përket dyshes kuqezi, Roshi dha asist në minutën e 25 Balajt, i cili gjeti rrjetën. Ndërsa në minutën e 66 Balaj humb 11-metërsh, megjithatë deri në atë moment takimi ishte 1-0 për Terek Groznin. Në minutën e 76 Roshi i lë vendin Torjes, ndërsa takimi përfundon me rezultatin 2-1 për ekipin e shqiptarëve që nesër do të bashkohen me kombëtaren për dy ndeshjet e radhës.
Bekim Balaj Goal HD - Terek 1-0 Orenburg 01.10... by billiemccarroll