Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Fituan në transfertë ndaj Erzenit, Korabit s'i del inati me arbitrat: Pas kërcënimeve gjykimi u kthye kundra nesh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fituan në transfertë ndaj Erzenit, Korabit s'i del inati

Korabi arriti të fitonte ditën e djeshme sfidën e radhës në kampionat ndaj Erzenit me rezultatin 1-2. Por edhe pse dolën me 3 pikë nga kjo transfertë Korabi në faqen zyrtare akuzon gjyqtarët dhe tregon me pamje filmike 9 raste të diskutueshme. Korabi aktualisht kryeson Grupin A, në Kategorinë e Parë pas 7 javësh të luajtura.

Postimi i Korabit:

Pas situates se krijuar ne minuten e 40 ku e gjithe pankina e Erzenit u perfshi ne nje konflikt masiv me lojtaret ne fushe te KF Korabit dhe pasi drejtues te Erzenit kercenuan ne mesin e fushes ne sy te te gjitheve Arbitrin kryesor, gjykimi u kthye dukshem kunder Korabit. Ne video jane 9 raste te cilat meritojne ti hidhni nje sy:

1. Kemi dy goditje denimi qesharake te njepasnjeshme ne krahun e majte te mbrojtjes Dibrane nga ku erdhi edhe goli i barazimit.
2. Mbrojtesi I Erzenit Teqja nderhyn ne menyre te parregullt ndaj Skukes, pa interes per topin por me qellim pengimin e lojtarit, pa shpjegim i shpeton kartonit te verdhe.
3. Nje krosim nga e djathta gjen ne zone tre lojtare te Erzenit ku njeri dukshem perplaset trup me trup me portierin Birja i cili del ne tentative per te larguar topin, nuk ka faull.
4. Sulmuesi Skuka pengohet per here te dyte ne menyre te parregullt nga mbrojtesi Teqja i cili kete here merr kartonin e verdhe i cili me merite duhet te ishte i dyti.
5. Sulmuesi i Korabit Xhuliano Skuka bie ne kontakt me nje mbrojtese ne mesin e fushes, pyet se kujt i ka humbur por ne kete moment ndeshkohet me karton te verdhe.
6. Reçi provon te nxjerre Skuken te vetem me portierin por Anesori sinjalizon pozicion jashte loje duke i mohuar Korabit nje rast te paster shenimi.
7. Mungesa e femijeve te topave behet problem kur topi del ne rivenie anesore, mbrojtesi i Korabit Osmani pret 2-3 sekonda dhe shkon drejt topit per te nisur lojen, kryesori i takimit e ndeshkon me karton te verdhe.
8. Ne fundin e takimit, nje faull qe as lojtaret e Erzenit nuk e besuan se e fituan behet shkak per ndeshkimin me karton te lojtarit te Korabit Muça i cili pasi shtyhet dhe ofendohet, pa reaguar ndeshkohet me karton te verdhe.
9. Kryesori gjen kohe te jape nje tjeter faull qesharak ne sekondat e fundit te lojes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga