
Schalke 04 ka marrë ditën e sotme fitoren e dytë në kampionat. Vendasit kanë mundur minimalisht 1-0 Augsburg në javën e 28-të të Bundesligës. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Serdar që në minutën e 4-të për t'I dhënë 3 pikë Schalkes që tashmë shpreson deri në fund për të shpëtuar rënien nga Bundesliga.
Schalke renditet në vendin e fundit me 13 pikë pas kësaj fitore dhe deri në fund mungojnë ende edhe 6 ndeshje, ndërsa diferenca me me Mainz është 12 pikë. Një mision që duket disi i pamundur, por te Schalke nuk dorëzohen.
Poll