
Lazio nuk ndalet dhe merr fitoren e 4-të radhazi në kampionat. Skuadra kryeqytetase arrin të fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Sassuolos në shtëpi. Një fitore me shumë vlera për lacialët që afrohen edhe më shumë me zonën europiane.
Fillimisht ishte Sassuolo që gjeti golin e parë me Caputo, por Lazio reagoi që në fraksionin e parë duke barazuar me Milinkovic-Savic. Në pjesën e dytë mendoi kapiteni i skuadrës, Ciro Imobile që në minuntën e 71-të goditi saktë breda zonës duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë gol të shënuar, Lazio merr fitoren e radhës dhe shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa Sassuolo në vendin e 9-të me 30 pikë.
Poll