
Femra / Shqipëri 4 - 0 Qipro (Jashari 18', Doçi 80', Gjini 86', Maksuti 91')
NDESHJA: Kombëtarja e femrave ka marrë fitoren e dytë në kualifikueset e EURO 2022. Femrat kuqezi kanë mundur me rezultatin e thellë 4-0, Qipron në "Loro Boriçi". Pjesa e parë nis mirë për Shqipërinë që gjen golin që në minutën e 18-të me Jasharin, ndërsa në pjesën e dytë, shënohen edhe 3 gola të tjerë. Fillimisht Doçi me penallti e më pas Gjini dhe Maksuti mbyllin siparin e golave dhe I japin Shqipërisë fitoren e dytë në këtëo kualifikuese. Me këtë 3 pikësh, Shqipëria shkon në vendin e 4-të me 6 pikë.
Kualifikuese Angli Euro 2022, Grupi E
Stadiumi: Loro Boriçi
Formacionet:
Shqipëria: Rexhepi, Elezaj, Rrahmani, Maliqi, Jashari, Bajramaj, Krasniqi, Doçi, Hilaj, Gjini, Franja Trajner: Dritan Babamusta
Qipro: Ttakka, Siakalli, Zampa, Savva, Charalambus, Solemou, Ioannou, Papadopollou, Chrysostomou, Voiolari, Freda Trajner: Angelos Tsolakis
Komenti minutë pas minute:
90+5' Mbyllet ndeshja, Shqipëria fiton pastër 4-0 ndaj Qipros duke bindur me lojë dhe gola.
91' GOL! Nuk ndalet Shqipëria, Maksuti shënon edhe golin e 4-të.
86' GOL! Shqipëria shënon edhe golin e 3-të, mbrojtja qipriote e përgjumur, përfiton Gjini që brenda zonës e dërgon në rrjetë.
80' GOL!! Shqipëria gjen golin e dytë, femrat kuqezi fitojnë penallti që kthehet në gol nga Doçi.
74' Femrat kuqez sërish pranë golit, shtylla i mohon golin Gjinit.
50' Shqipëria shpërdoron një mundësi të artë. goditja e Doçit ndalet nga portierja qipriote, ndërsa Bajramaj me portën bosh nuk shënon.
46' Nis pjesa e dytë në Shkodër.
45+2' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
45' Dy minuta shtesë.
35' Freda merr karton të verdhë te miket, ndërhyrje e gabuar në dëm të Hilaj.
28' Sërish Jashari për vajzat kuqezi ka një mundësi shënimi, shpërdoron Shqipëria.
18' GOOL! Jashari kalon në avantazh Shqipërinë pas 18 minutash lojë.
5' Doçi pranë golit për vajzat kuqezi, pret Ttakka.
1' Nis në Shkodër ndeshja kualifikuese mes Shqipërisë dhe Qirpos për femra.