Atalanta e Etrit Berishës është mposhtur 2-1 kundër Lacios në Olimpiko, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A.
Në këtë sfidë, portieri kuqezi që përballej me ish-skuadrën e tij nga ku është huazuar te Atalanta shkaktoi një 11-metërsh në minutën e 67-të, ndërsa sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile u tregua i saktë duke çuar shifrat në 2-1 për bardhekaltërit.
Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi dhe Lacio mori tri pikë shumë të rëndësishme. Atalanta humbet terren në tabelën e klasifimit pas kësaj disfate duke “rrëshqitur” në vendin e 7-të në Serinë A.
-Penalltia e shkaktuar nga Etrit Berisha
https://www.youtube.com/watch?v=rhLloRRTdrU
-Goli i shenuar nga Imobile nga pika e bardhe qe i dha tri piket Lacios ndaj Atalantes
https://www.youtube.com/watch?v=NBw_sZlt2ls