Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen në debutimin me Besiktas, por turqit nuk shkojnë më shumë se një barazim

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ernest Muçi shkëlqen në debutimin me Besiktas, por

Kayserispor 0-0 Besiktas

Ernest Muçi debuton me barazin në aventurën e tij turke. Besiktas nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën përballë Kayserispor. Rreziku i vetëm i kryeqytetasve ishte talenti shqiptar i cili e nisi titullar dhe e mbylli me minuta të plota.

Në pjesën e parë talenti kuqezi pati 2 raste të mira për gol por pa gjetur rrjetën. Edhe në të dytën ish-sulmuesi i Tiranës dha shkëndija që kënaqin tifozët dhe trajnerin e Besiktas. Në fund të ndeshjes ai u vlerësua dhe me notën pozitive 7.0

Me këtë barazim bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 40 pikëve në vendin e 4-të, barazim me Trabzonspor në vendin e 3-të. E rradhës për Besitkas dhe Ernest Muçin është ndaj Konyasporit të Cikalleshit dhe Ethemit më 19 shkurt.

Formacionet zyrtare:

Kayserispor (4-2-3-1): Bayazit; Sazdagi, Jeanvier, Kocaman, Carole; Ozbek, Shukurov; Morte, Bourabia, Cardoso; Nazon.

Besiktas (4-2-3-1): Gunok; Bulut, Uysal, Worrall, Zaynutdinov; Amartey, Fernandes; Muleka, MUÇI, Yosun; Kilicsoy.

Rastet e Muçit:

89' Ernest Muçi bën edhe mbrojtësin (VIDEO)

64' Pasimi "alla-Messi" i Muçit për Tosun në pozicion offside (VIDEO)

56' Aksioni i Muçit (VIDEO)

42' Rasti i Muçit (VIDEO)

29' Rasti i Muçit (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga