Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Enis Çokajn e “tradhëtojnë” nervat”, Tuci rikthehet pas 10 muajsh, Daku ndëshkon Lokomotivën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Enis Çokajn e “tradhëtojnë” nervat”,

Është luajtur ditën e sotme sfida e javës së 17-të të kampionatit kroat, Osijek-Lokomotiva e Zagreb. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 për vendasit që përmysën gjithçka. Fillimisht shënoi Kulenovic pas një asist të Çokajt, ndërsa Nejasmic barazoi për vendasit. Në pjesën e dytë, Lokomotiva ngelet me 10 lojtarë pasi Ibrahim mori kartonine dytë të verdhë. Nga kjo situatë përfiton Osijek që gjen golin e avantazhit me Dakun. Ish sulmuesi i Kukësit futet në pjesën e dytë dhe I jep avantazhin skuadrës së tij.

Në minutën e 93-të, Lokomotiva ngelet me 9 lojtarë pasi me të kuq del nga loja dhe Enis Çokaj. Mesfushori kuqezi merr kartoni e dytë të verdhë pas një përplasje me portierin kundërshtar. Në minutat e fundit futen në fushë edhe Indrit Tuci që rikthehet në fushë pas gati 10 muajsh nga dëmtimi i pësuar. Vendasit e mbyllin ndeshjen me rezultatin 3-1 pasi Fiolic ndëshkon sërish Lokomotivën dhe marrin kështu kryesimin e kampionatit kroat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga