
Endri Çekiçi është mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i cili aktivizohet në Slloveni me skuadrën e NK Olimpija Ljubljana. Çekiçi këtë sezon ka treguar një formë fantastike në kampionat me ekipin e tij, duke shënuar disa gola të rëndësishëm dhe mjaft të bukur. Në këtë sezon 22 vjeçari ka shënuar 7 gola gjithësej, ndërkohë klubi slloven në rrjetin e tyre social kanë kërkuar mendimin e tifozëve për 5 golat më të bukur të tij.
Në një postim ku Nk Olimpija, lajmëron tifozët se tashmë ekipi do të kthehet në fushën e blertë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, në fund të shkrimit nuk harrojnë futbollistin shqiptar duke kërkuar mendimin e tifozëve për golat e shënuar.
Poll