Sot është dita vendimtare ku do të vendosen verdiktet e kampionatit, mbi të gjitha titulli kampion. Sy e veshë nga “Arena e Demave” dhe “Niko Dovana”, aty Partizani pret Teutën dhe Tirana sfidon Erzenin. Gjithçka është në dorën e të kuqve teksa u duhet vetëm të fitojnë për të ngritur lart titullin e 17-të kampion.
Mirëpo, nuk do të jetë e lehtë pasi Teutës u duhet gjithashtu fitorja për të siguruar Europën, një objektiv jetësor për klubet shqiptare. Në takimin mes trajnerëve para ndeshjes, tashmë traditë edhe në Shqipëri, tekniku i durrsakëve Edi Martini uroi homologun e tij të Partizanit, Colellën, për titullin kampion.
“Auguri” lexohet në buzët e tij teksa shtrëngon duart shoqëruar edhe me një buzëqeshje nga të dy trajnerët.