
E turpshme ajo që ndodh në stadiumin "Air Albania" në ndeshjen Shqipëri-Poloni. Miqtë shënuan golin e parë të ndeshjes në minutën e 77-të me Swiderski. Sulmuesi shkon të festoi te tifozeria e Kombëtares shqiptare, ndërsa tifozët të revoltuar hodhën sende dhe shishe në drejtim të tij.
Kaq ka mjaftuar që gjyqtari që të ndërpresë ndeshjen pasi ky ishte rasti i dytë që ndodhi në këtë takim. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, ndërsa ngelet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me sfidën.
— News video (@Newsvideo13) October 12, 2021
Poll