
Skënderbeu humbi 1-2 me Laçin për javën e 34 në Superligë. Dueli i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e Korçës ka parë një arbitre femër si kryesore, gjë që ndodh për herë të parë në Superligë.
Emanuela Rusta ka bërë debutimin absolut në elitën e Shqipërisë si arbitre e parë, teksa më herët ka qenë gjyqtare ndihmëse ose e katërt.
Vajza nga Elbasani mban stemën e FIFA, teksa ka akorduar një 11 metërsh në minutën e 81 për miqtë, që përmbysën më pas me golin e Guindo nga penalltia dhe Turkaj.
Në pjesën e parë, arbitrja u thirr në apel nga VAR për një ndërhyrje në zonë dhe 11 metërshi të mundshëm, duke mos e akorduar.
Poll