Joao Kancelo ishte një nga autorët e golave të kombëtares portugeze në fitoren 4-0 ndaj Lihtenshtajnit në eliminatoret e Euro 2024.
Pas ndeshjesh lojtari i Bayern Munich foli para kamerave, ndërsa mori vesh LIVE për shkarkimin e Jurgen Nagelsmann dhe emërimin e Thomas Tuchel. Reagimi i futbollistit është epik, teksa është kthyer në viral në rrjetet sociale.
“Sapo e mora vesh shkarkimin e Nagelsmann. E di që nuk do e gjej aty kur të rikthehem te Bayerni, por e falënderoj për gjithçka. Tuchel? Kam humbur një finale të Champions League prej tij. Shpresoj që këtë vit të më bëjë ta fitoj me Bayernin”, ka deklaruar ish-lojtari i Manchester Cityt.
Cancelo descobriu em direto que Nagelsmann foi despedido do Bayern. pic.twitter.com/81ykPcfgJT
— B24 (@B24PT) March 23, 2023