
Sampdoria barazoi dje 3-3 me Udinesen në fushën e vet. Dorianët përmbysën miqtë nga Udine, me një gol fantastik të Candrevas në të 69 minutë, teksa nuk ia dolën që të mbanin rezultatin që në fund u siglua në 3-3.
Gjashtë gola dhe spektakël në një sfidë që dhuroi emocione, teksa goli i Candrevas i bëri të gjithë për vete. Nga një distancë e konsiderueshme dhe diagonale me portën, anësori italian shtangu portierin Silvestri.
Poll