
Gent Muça padyshim është një nga lojtarët që dhanë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e titullit kampion te Tirana. Qendërmbrojtësi, një nga futbollistët më të dashur të tifozërisë bardheblu është surprizuar një ditë pasi u shpall zyrtarisht kampion.
Teksa gjendet në kompleksin "Skënder Halili", dikush i ka bërë një dhuratë një foto të tij të stampuar në gur. Menjëherë sapo hap pakon, Genti lumturohet. E shfaq hapur kënaqësinë, ndërsa dëgjohet duke thënë: "E çar çuni që je, hajt t'mor n'qaf iher. Allahu ta shpërbleftë".
Poll