
Është mbyllur me fitoren e 1-2 sfida mes Lokomotivës dhe Juventusit. Bardhezinjtë marrin një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për kualifikimin dhe I falen goli të Doglas Costa në minutën e 92-të. Braziliani merr përsipër një aksion personal dhe pas një pasimi nga Higuain dërgon topin në rrjetë. Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 10 pikëve duke siguruar kualifikimin, ndësa Lokomotiva 3 pikë.
Lokomotiva-Moscow-Juventus 1-2
LOKOMOTIV MOSCA (4-4-2): Guilherme; Ignatijev, Höwedes, Corluka, Rybus; Zhemaletdinov, Barinov, Krychowiak, Joao Mario;
JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Ramsey; Higuain, Ronaldo.
Barazon Lokomotiva me Miranchuk në minutën e 13-të. Zgjat vetëm 9 minuta epërsia e bardhezinjëve pasi vendasit barazojnë takimin. Sulmues rus me kokë dërgon topin në rrjetë.
Mjaftojnë 4 minuta për të zhbllokuar ndeshjen Lokomotiva Moscoë-Juventus. Ronald ka shënuar golin e parë të ndeshjes duke kaluar Juventusi në avantazh. Sulmuesi portugez godet nga faulli, ndërsa topi I shpëton nga duart portierit dhe I kalon poshtë këmbëve.