
Juventus kryeson ndaj Crotones 2-0 në pjesën e parë.
Në minutën e 30-të është Chiesa që fut një top në zonë për Ronaldon, por portugezi nuk shënon dot me portën e boshatisur. As vetë ai nuk e beson dot, teksa nuk mungon as zemërimi. Kartoni i yllit të ofensivës së bardhezinjve vlen shumë, por ky rast vështirë se mund të humbej edhe nga amatorë.
Tetë minuta më pas, Ronaldo shlyen gabimin duke shënuar me kokë. Megjithatë, për t'u quajtur i rregullt duhet ndërhyrja nga VAR. Sulmuesi shënon edhe të dytin në limite.
Poll