
Jurgen Celhaka është fazë rikuperimi dhe prej ditësh është në përkujdesjen e fizioterapistit Ervin Kapaj. Mesfushori ka nisur stërvitjen me skuadrën dhe brenda një periudhë të shkurtër kohore do të jetë gati për të kontribuar për bardheblutë.
Sot, talenti i kampionëve shfaqet pikërisht me Kapajn, ndërsa ky i fundit ngacmon kolegun e tij Arzen Vocin. Në një video të postuar në Instagram, ai thotë: "O Xen pse e le djalin të vuante kaq shumë? Nuk mund ta sillje më para këtu?"
Kujtojmë që prej disa muajsh Celhaka ka mbetur jashtë fushës së blertë për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut. Ai është në fazë riaftësimi total dhe shumë shpejt do të jetë sërish në fushë për të dhënë kontributin e tij ashtu sikurse në sezonin e shkuar.