Sokol Cikalleshi ka shënuar tjetër gol në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares ka tundur rrjetën në minutën e 35 për Konyaspor, në ndeshjen që të tijtë po barazojnë në pjesën e parë 1-1 me Rizespor.
Në miqësoren në prag të nisjes së sezonit, Cikalleshi ka kaluar Konyaspor në avantazh, ndërsa vetëm katër minuta pas realizimit të kavajasit, shifrat u barazuan në 1-1.
“Një predhë” me të majtën nga brenda zone, për portierin që nuk kishte shanse të ndalte goditjen e Cikalleshit. Edhe tre ditë më parë shqiptari shënoi për Konyaspor në një tjetër miqësore.