
Derbi ka edhe anën e saj të keqe. Para sfidës Partizani-Tirana, që u mbyll 1-0 në Elbasan Arena, kishte përleshje mes tifozërive. E menjëhershme ishte ndërhyrja e policisë, për të qetësuar situatën.
Siç duket në një video të shpërndarë nga mentalitet_Guerrils (tifozë të Partizanit), shihet dhuna e përdorur. Aty shkruhet: "Ju vijmë në lokal e ju nxjerrim me shpulla nga vrima e miut". Të dy tifozëritë janë përleshur brenda lokalit, çka vihet re. Kujtojmë që 2 persona janë vënë në pranga dhe 14 të tjerë janë në hetim nga policia.
Ky nuk është mesazhi i duhur që futbolli duhet të nxjerrë, pasi sporti e do paqen.
Poll