
Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim të frikshëm në sfidën që skuadra e tij Greuther Furth po zhvillon ndaj Aue. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 21-të pas një përplasje nga portieri I skuadrës së tij, Burchert.
Lojtari shqiptar ka rënë direkt në tokë duke alarmuar futbollistët në fushën e lojës që kanë kërkuar menjëherë ndërhyrjen e mjekëve. Mavraj është nxjerra nga fusha e lojës me barrela pasi përplasja ka qenë mjaft e fortë, por gjendja e tij është e stabilizuar.
Poll