Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Deklarata e Mourinhos për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama “krenohet”

Shkruar nga NEWSPORT

Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj ora 21:00 finalen e Conference League në stadiumin “Air Albania. Ky takim pritet me vëmendje të madhe në Shqipëri, pasi për herë të parë organizohet event i këtij niveli.

Në rrjetet sociale, Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar videon, kur Mourinho foli për ardhjen në Shqipëri. Rama duket krenar, pasi trajneri i Romës flet me kënaqësi për ndeshjen në Tiranë, duke parë mbrojtësin Marash Kumbulla si urë lidhëse.

“Finalja në Shqipëri për ne është kënaqësi, është kënaqësi për mua. Një kënaqësi dyfish. Kënaqësi që luaj në finale dhe kënaqësi që shkoj për herë të parë në një shtet të Europës ku nuk kam luajtur kurrë. Kënaqësi sepse kam edhe ndonjë mik në Tiranë në shoqërinë shqiptare dhe për Shqipërinë si vend. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi.

Ajo që pres nga tifozët shqiptarë është që me Kumbullën nëse nuk luan Kumbullën ai është e vetmja pikë lidhëse e Shqipërisë me finale. Ata duhet të jenë nga kjo anë. Dhe natyrisht do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën”, tha në konferencë për shtyp Mourinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga