Kukësi po luan në transfertë kundër Luftëtarit në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, por një rezultat i kontestuar nga vendasit. Në minutën e 34-të, Imami rrëzohet në zonën e Luftëtarit.
Për gjyqtarin Klajdi Kola është faull dhe akordon 11-metërsh. Kaq ka mjaftuar dhe protestat e vendësve nuk kanë të ndalur. Gjithashtu edhe tifozët janë irrituar nga ky vendim i Kolës. Pejiç ekzekuton dhe shënon për verilindorët. Për më shumë shihni videon e mëposhtme.