Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Cikalleshi nuk njeh pengesa, vjen goli i radhës në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Cikalleshi nuk njeh pengesa, vjen goli i radhës në Turqi

Sokol Cikalleshi nuk ndalet në kampionatin turk të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares shënoi edhe në sfidën e sotme për Akhisar, në fitoren 3-0 të skuadrës së tij kundër Alanyaspor. Ai ka realizuar golin e dytë në këtë sfidë.

Ky ishte goli i gjashtë për Cikalleshin për Akhisar, skuadër tek e cila u huazua në muajin janar nga Basaksehir.

Sulmuesi kavajas është aktivizuar si titullar në 10 ndeshje duke rezultuar vendimtar për ekipin e tij që tashmë renditet në vendin e 7-të në renditjen e Superligës së Turqisë.

Akhisar rrezikonte rënien nga kategoria pak muaj më parë, por tashmë, ndihmuar edhe nga golat e Cikalleshit ka fituar shumë vende në tabelën e klasifikimit.

https://www.youtube.com/watch?v=HtNkrsibepM

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga