
Sokol Cikalleshi po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi shqiptar nuk e nisi mirë por tashmë është ambientuar me futbollin e ri dhe këtë po e tregon me golat që po shënon së fundmi.
Në ndeshjen e sotme të Al Khaleej përballë Al Ëehda, të përfunduar me fitoren e vendasve 3-2, Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e nëntë duke zhbllokuar shpejt ndeshjen. Ky gol është i treti për shqiptarin në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon teksa numëron edhe një asist.
Poll