
Chelsea ka humbur 1 me 0 kundër Middlesbrough, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Carabao Cup. Londinezët rezultuan dështim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur në transfertë, ku Armando Broja u preferua zëvendësues nga trajneri Pochettino.
Moment interesant u krijua nga regjia e ndeshjes, kur luhej minuta e 55’. Lojtari i Chelsea Disasi shpërdoroi një aksion, duke goditur jashtë. Më pas Broja u inkuadrua, dhe që faktikisht dukej mjaft i zhgënjyer apo mërzitur. Ky moment ishte gjithashtu një “sinjal” për trajnerin Pochettino, që të shfrytëzojë potencialin që mbante në stol.
Vetëm 8 minuta më vonë erdhi aktivizimi i yllit shqiptar të sulmit. Fatet e sfidës nuk ndryshuan, ndërsa Chelsea do kërkojë finalen në sfidën e kthimit që luhet në shtëpi.
Momenti kur Broja u inkuadrua i mërzitur nga regjia e ndeshjes: (VIDEO)
Lexo edhe: VIDEO/ Broja sjell drithërima në zonë, lëviz bukur dhe kërkon golin nga këndi i pamundur
Lexo edhe: Pochettino nuk mund të presë më shumë, Armando Broja zbret në fushë për të shpëtuar Chelsean
Lexo edhe: Frikë nga dëmtimi? Zbulohet arsyeja pse Pochettino la në stol Brojën