
Pas Myrto Uzunit në Kroaci dhe Hysen Memollës në Finlandë, golat shqiptarë janë regjistruar edhe në kampionatin suedez të futbollit.
Fidan Aliti, mbrojtësi që deri në janar veshi fanellën e Skënderbeut ka qënë deciziv në fitoren 2-1 të Kalmar në transfertën e AIK.
Gjiganti që mbron ngjyrat e kombëtares së Kosovës shfrytëzoi mjaft mirë shpërqendrimin e mbrojtjes kundërshtare dhe si një bomber i vërtetë shënoi golin hapës, që rezultoi edhe frytdhënës për Kalmar.
Ndërkohë, goli kuqezi nuk ka munguar as në takimin tjetër të këtij kampionati mes Orebro dhe Hacken. Ishte Agon Mehmeti ai që realizoi golin e nderit për Orebro, që humbi me shifrat 2-1. 29 vjeçari tregoi klasin e tij vetëm 16 minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues.
Mehmeti ka një eksperiencë të pasur, teksa ka luajtur për Malmo, Palermo, Novara, Stabaek dhe Oxford. Ndërkaq me kombëtaren shqiptare është paraqitur në 3 takime.