Tashmë çdo gjë është zyrtare. Cristiano Ronaldo e kishte konfirmuar vetë pak ditë më parë lajmin me një koment në rrjetet sociale që do jetë pjesë e Manchester United dhe këtë sezon. Në orën 17:00 Manchester United do përballet kundër Vallecano. Pak minuta nga ndeshja rradhës miqësore që do të zhvillojë kundër Vallecano, Ronaldo duket se është rikthyer me ekipin.
Pas shumë zërash në merkato, që njoftonin një largim të yllit portuges ai duket që tashmë ka mbyllur çdo kapitull dhe është i gatshëm të ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave për sezonin e ri. Me ardhjen e trajnerit Ten Hag duket që gjërat do ndryshojnë disi për mirë. Afrimet dhe kualitetet në ekipin e Manchester United nuk kanë munguar por tashmë janë përforcuar edhe më tepër.
