
Elton Cale dhe Agustin Torasa përveçse luajnë në të njëjtën skuadër janë dhe dy miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Sezonin e kaluar luanin të dy tek Flamurtari, ndërsa tashmë tek Tirana duket se miqësa e tyre është forcuar edhe më shumë, ku nuk mungojnë as shakat me njëri-tjetrin.
Torasa postoi një video të Cale për ta ngacmuar, kur ky I fundit është duke marrë poza për të treguar trupin. Dhe tashmë duket se është Cale ai I cili I ka kthyer reston shokut të skuadrës, duke I postuar momentin kur Torasa pret vetullën tek berberi. Të gjitha videot janë në kuadrin e shakasë dhe duket se pranohen nga të dy futbollistët.
Poll