Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Burreli mposht Partizanin dhe i merr kreun Dinamos, 4 gola vendosin ndeshjen në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Burreli mposht Partizanin dhe i merr kreun Dinamos, 4 gola vendosin

Partizani B 1 - 3 Burreli (Hasa 66' (out) / Stana 12', Danaj 64', Raboshta 71')

Është mbyllur Partizani B 1-3 Burreli. Matjanët kanë shënuar të katër golat në kryeqytet, përfshi edhe autogolin e Hasës. Të besuarit e Nikaj marrin tri pikë të rëndësishme në një ndeshje që nuk e diskutuan asnjëherë, duke marrë edhe kreun e renditjes në Kategorinë e Parë, grupi A.

Ndeshja me Partizanin B ka nisur mirë për miqtë, që kanë shënuar me Stanën në minutën e 12. Një penallti e humbur nga Raboshta, me topin që kthehet pas dhe Stanën që shënon për 0-1. Pjesa e dytë do sillte tre gola, me Danaj që gjeti golin e dytë.

Ndeshja do rihapej me autogolin e Hasës, ndërsa Raboshta pas një aksioni model do gjente golin e qetësisë. Partizani B luan në mesjavë me Korabin, ndërsa Burreli pret Besëlidhjen. Pas javës së 12, Burreli kryeson me 25 pikë, dy më shumë se Dinamo ndjekëse. Partizani B mban vendin e parafundit me 9 pikë.

Kategoria e Parë, grupi A - java 12 - 13:30

Stadiumi: Internacional, Pezë - Helmës

Arbitër: Elidon Halo

Formacionet zyrtare:

Partizani B: Varfi, Allmeta, Bërdufi, Gjinaj, Lala, Llanaj, Osmanllari, Peqini, Zani, Hasa, Balla Trajner: Dritan Mehmeti

Burreli: Miraka, Beci, Danaj, Hasa, Koleci, Rraboshta, Sefgjinaj, Stana, Takahashi, Vecaj, Zefi Trajner: Samuel Nikaj

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet 1-3 ndeshja.

78' Beci godet traun e portës së vendasve. Partizani B shpëton nga goli i katërt.

71' GOOL! Raboshta shënon golin e tretë për Burrelin pas një aksioni model.

66' GOOL! Hasa shënon në portën e tij një autogol qesharak, rihapet sfida pas 2 minutash.

64' GOOL! Danaj qetëson Nikajn me golin e qetësisë, 0-2 Burreli nga zhvillimet e një këndoreje.

61' Vecaj del nga loja, Rexhepi në vend të tij te miqtë.

56' Gjeci dhe Selita hyjnë në lojë. Dalin Bërdufi dhe Gjinaj te Partizani B.

46' Allmeta i bën vend Veriut te Partizani B. Koleci del te miqtë hyn Toma Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

45' Dy minuta shtesë.

40' Miraka fluturon për topin jashtë zonës së Burrelit. Portieri mik godet kundërshtarin, arbitri mendon se gjithçka është e pastër. Për fat lojtari i Partizanit vijon lojën pas ndihmë së parë.

33' Anteo Osmanllari merr kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqe brenda 2 minutash.

31' Osmanllari merr karton të verdhë te vendasit.

28' Burreli avancon në sulm me Rraboshtën dhe Takahashin.

12' GOOL! Burreli shënon me Stanën. Një penallti e kontenstuar nga Partizani për faull jashtë zonës kthehet në gol nga Burreli. Raboshta gabon nga 11 metra dhe në topin e kthyer nga portieri përfiton Stana.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga