Ditën e djeshme është luajtur java e 7-të e Kategorisë Superiore për moshat U19. Ndeshja që binte më shumë në sy ishte ajo mes Besës dhe Apolonisë, por jo për rezutlatin, por për dhunë që ka pasur në këtë takim. Ndërhyrje të ashpëra dhe përplasje fizike mes lojtarëve ka detyruar arbitrin të jap 7 kartona të kuq dhe 11 të verdhë.
Sfida Besa dhe Apolonisë është mbyllur në barazim 1-1, por ajo që bie në sy në këtë takim janë 7 kartona e kuq të dhëna nga arbitri. 5 kartonat e kuq janë dhënë në minutën e 76-të kjo për shkak se ka pasur një përplasje mes lojtarëve që ka detyruar arbitrin të nxjerrë kaq shumë kartona në të njëtën kohë. Meçja, Ligeja për Besën dhe Asallani, Gjolena dhe A.Hebeja ishin lojtarët që lanë fushën e lojës në të njëjtën kohë. Pak minuta më vonë gjyqtari nxjerrë edhe dy karton të tjerë të kuq për Hoxhën e Besës në të 82-të dhe R.Hebeja.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga "Ballkanweb", janë disa momente nga përplasja e lojtarëve me njëri-tjetrin ku shihet ndërhyjet e ashpëra, por edhe grushtat mes tyre.

