Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Bojkoti i futbollit në gjithë Shqipërinë, lojtarët zbresin në fushë dhe japin mesazhin për kryeministrin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bojkoti i futbollit në gjithë Shqipërinë,

Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë zbritur ditën e sotme në fushë, por jo për të luajtur, por për të lexuar një mesazh për Qeverinë shqiptare dhe Kryeministrin Edi Rama për plotësimin e 4 kërkesave.

Të gjithë lojtarët zbritën në fushë së bashku me gjyqtarët e ndeshjes, ndërsa kapitenët lexuan secili nga një mesazh për Kryeministrin Rama. Një formë proteste nga ana e klubeve që vazhdojnë bojkotin dhe nuk do të zbresin në fushë deri në momentin që Qeveria do të pranojë të plotësojë 4 kërkesa.

Në ndeshjen Apolonia-Bylis, ishin dy kapitenët Sota dhe Ymeraliaj që dhanë mesazhin e tyre për Kryeministrin, ndërsa në Laç Redon Xhixha, në Tirana-Teuta, Renato Arapi e Jurgen Çelhaka lexuan mesazhin e tyre.

Gjithashtu edhe në supersfidën Partizani-Kukësi, kapitenët Alban Hoxha dhe Emiliano Musta u shprehehen se nuk do të zbresin në fushë pa u plotësuar këto kushte që klubet kanë kërkuar nga Qeveria. E njëjta situatë edhe në Skënderbeu-Vllaznia ku në fushë kanë zbritur lojtarë të rinj që kanë lexuar mesazhin drejtuar Qeverisë e më pas janë larguar. Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet nga 5 stadiumet e Superligës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga