
Argjentina fitoi dje 1-2 në transfertë me Bolivinë, me duelin që vlen për kualifikueset në Kupën e Botës 2022. Me Messin në krye, Argjentina ka përmbysur vendasit duke marrë tri pikë që vlejnë shumë për kualifikimin, pasi në dy ndeshje të zhvilluara të besuarit e Scalonit kanë 6 pikë.
Në fund të ndeshjes, kapiteni dhe lojtari më I mirë I miqve, Leo Messi është kapur me një pjesëtar të stafit vendas, duke lëshuar gojën. Kamerat kanë kapur momentin, me Messin që I është drejtuar me fjalë banale kundërshtarit. "Ku e ke problemin, bir k****", duket të thotë Messi.
Poll