Janë zhvilluar ditën e sotme dy ndeshjet e Kupës së Spanjës të vlefshme për fazën e 1/8, Elche-Real Madrid dhe Atletiko Bilbao-Barcelona. Kryesuesit e kampionatit spanjoll kanë fituar më vështirësi dhe me përmbysje 1-2 ndaj Elche duke kaluar në raundin tjetër.
90 minutat e sfidës u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në shtesë, Reali ngeli me 10 lojtarë dhe Elche kaloi në avantazh. Skuadra e drejtuar nga Ancelotti nuk u dorëzua pasi përmbysi gjithçka me Iscon dhe Hazard dhe kqaluan në çerekfinalen e Kupës.
Në sfidën tjetër, Atletiko Bilbao dhe Barcelona e mbyllën kohën e rregullt në barazim 2-2. Bilbao shënoi golin e parë të sfidës që në minutën e dytë me Muniain, ndërsa Barça barazoi 17 minuta më vonë me Ferran Torres. Në pjesën e dytë, Martinez kaloi sërish vendasit në avantazh në minutën e 86-të, ndërsa Pedri barazoi sfidën në 2-2 në minutën e 93-të duke çuar takimin në shtesë. Në shtesë, Bilbao shënoi sërish me Muniain që nuk fali nga penalltia dhe mposhti Ter Stegen duke i dhënë kështu kualifikimin skuadrës së tij dhe eleminoi Barcelonën nga Kupa.