
Atalanta ka arritur ta ndalë në barazimin Juventusin, në ndeshjen hapëse të javës së 34-të të Serie A.
Skuadra e Etrit Berishës ka barazuar 2:2 me ‘Zonjën e Vjetër’ në stadiumin ‘Atleti Azzurri’.
Ishte Conti që kaloi Atalantën në epërsi në minutën e fundit të pjesës së parë. Miqtë e nisën mirë pjesën e dytë, kur barazuan në minutën e 50-të, kur Spinazzola shënoi autogol.
Dani Alves përmbysi gjithçka në minutën e 83-të, kur mposhti portierin Etrit Berisha. Por, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe arritën të barazojnë në minutën e 88-të, nëpërmjet Freuler.
Pas këtij barazimi, Juventusi kryeson me 84 pikë, nëntë më shumë se Roma, që zhvillon derbin me Lazion.
Poll