
Jasir Asani duket se ka arritur formën e tij më të mirë. Ish sulmuesi i Partizanit është sërish deçiziv për Kisvarda në elitën e futbollit hungarez. Në ndeshjen që po luhet aktulisht, Kisvarda është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Mol Fehervar, ndërsa protagonist ishte edhe Jasir Asani.
Sulmuesi dhuroi një krosim perfekt nga goditje e këndit që rezultoi një asist për Cirkovic që me gjuajti saktë me kokë dhe mposhti portierin kundërshtar. Në minutën e 22-të është vet Jasir Asani që tund rrjetën. Me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, sulmuesi e dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar rezultatin.
Ky ishte asisti i dytë për Asanin këtë sezon, ndërsa me golin e shënuar shkon në kuotën e 5 gola, 4 në kampionat dhe një në Kupë.