Në shtëpinë më të re të Kombëtares Shqiptare janë duke u bërë provat e fundit para ditës së inagurimit dhe ndeshjes së parë ndaj Francës në nëntor. Për inagurimin e stadiumit ndaj Francës, si fillim impianti duhet të testohet nga UEFA për të parë nëse gjithçka është në lartësinë e duhur për të zhvilluar një ndeshje të nivelit aq të lartë.
Teksa në stadium vazhdojnë rregullimet e fundit, më shumë pa përfunduar janë pjeset e lokaleve dhe restoranteve, në impiantin e ri është testuar sistemi audio. Pjesë e testimit ka qenë kolona zanore më e dëgjuara dhe nga më emocionueset për të gjithë sportdashësit, ajo e Champions League.
Për një moment “Arena Kombëtare” flet ‘gjuhën’ e kampionëve, diçka emocionuese po ta mendosh se një ditë ekipet e Superiores do të zhvillojnë ndeshje të vlefshme për Champions League, në një stadium të tillë.