
Arena Kombëtare di të jetë stadiumi më modern në Shqipëri, ku do të luhen ndeshjet e kombëtares shqiptare.
Sikurse duket nga pamjet, të botuara nga "Shqipstadium", ana e jashtme e stadiumit thuajse ka përfunduar, ndërsa tashmë mbetet puna për pjesën e brendshme, që edhe aty duhet thënë se puna është në nivele të larta.
Gjithçka është gati për vendosjen e stolave dhe tapetin e blertë të fushës. Puna me ndriçimin thuajse ka përfunduar.
Nuk dihet me saktësi se kur mund të jetë data zyrtare e hapjes së këtij stadiumi, por pritet që në muajin shtator çdo gjë të jetë gati për Kombëtaren.
Poll