Sapo kanë përfunduar ndeshjet e Premier League. Liverpool ka mundur 4-0 Southampton, në një 90 minutësh që nuk pati histori. Titullar për miqtë ishte edhe Armando Broja, i cili pati një rast të artë, por nuk e shfrytëzoi dot, pasi Alisson e pret.
Të kuqtë shënuan me Jota (X2), Thiago dhe Van Dijk. Ekipi i Klopp shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Southampton qëndron në mesin e tabelës. Në sfidat e tjera, Norwich-Wolves përfundoi pa gola, ndërsa Aston Villa triumfoi 1-2 ndaj Crystal Palace.
Rezultatet:
Crystal Palace 1-2 Aston Villa
Norwich 0-0 Wolves
Liverpool 4-0 Southampton
GOAL: 52' Liverpool 4-0 Southampton (Virgil van Dijk)#FPL #PL #LIVSOU
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) November 27, 2021
Follow for more goals @ronaldmorgan_ https://t.co/at3xN3B9GN