
Silvio Zogaj ka festuar sot ditëlindjen e 25-të, teksa nuk mund të mungonte dhe atmosfera pozitive brenda ekipit. Shokët e skuadrës u kujdesën dhe ta bëjnë sa më të paharrueshëm si moment. Në videon e mëposhtme spikat Edon Hasani që dallohet duke i hedhur miell Zogajt.
“A doje 25 vjeç?!”, thotë një ndër të pranishmit në rrethin e atmosferës festive. Te Kastrioti vazhdojnë të përgatiten për sezonin e tretë radhazi që i gjen në Superiore.
Kujtojmë se lezhnjani është produkt i Besëlidhjes, teksa ka luajtur dhe me moshat e Vllaznisë. Më tej ka dhënë kontributin e tij për skuadra si Luftëtari, Laçi, Vllaznia dhe Teuta. Pjesë e Kastriotit është prej janarit të këtij viti.
Poll