
Brian Brown është futbollisti më i ri i Partizanit. Një emër që nuk ishte përfolur asnjëherë te kampionët e Shqipërisë, është zyrtarizuar sot nga ana e klubit të kuq. Një lojtar surprizë dhe që nuk njihet shumë duke qenë se luan në kampionatin amerikan me ekipin e Reno. Por, drejtuesit e Partizanit kanë insistuar duke arritur të sjellin në Shqipëri atë. Kush është Brian Broën?
Është lindur në 29 dhjetor të vitit 1992 në Xhamajka. I gjatë, 1.8 metër, Brown luan në majë të sulmit si qendërsulmues. Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 350 mijë euro dhe statistikat e bën një lojtar të frikshëm. Në 11 ndeshje të aktivizuara ka arritur të shënojë plot 8 gola dhe duke asistuar plot 5 herë. Fillimet e tij i ka në Amerikën e Veriut teksa e ka nisur me Mentego Bay Utd e për t'u transferuar më pas në ekipe të tjera si Philadelphia, Indy Eleven, Charlote.
Për dy edicionet e ardhshme ai do të jetë pjesë e të kuqve, duke u bërë në këtë mënyrë lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Karabakut, pasi futbollisti është i impenjuar me përfaqësuesen e Xhamajkës në Kupën e Amerikës së Veriut.