
FT/ Korabi 3 - 2 Apolonia (Geci 1', S. Mziu 64', T. Marku 79' / Krasniqi 5', Diop 90+5')
Korabi ka fituar 3-2 me Apoloninë për play-off e Kategorisë së Parë. Ndeshja e luajtur pasditen e së hënës në “Niko Dovana” ka folur për dibranët, që shënuar pa u mbushur një minutë lojë me Gecin. Më pas vendasit do barazonin me Krasniqin, me 45 minutat e para që u mbyllën 1-1.
E dyta ka nisur me vrull, teksa Mziu dhe Marku shënuan dy herë për Korabin, para se Diop në fund të shkurtonte shifrat në 3-2. Sfida ka qenë e luftuar, ndërsa në fund do jetë Korabi që do luajë me Egnatian, për të mësuar se cila nga skuadrat do luajë në Superligë sezonin që vjen.
Play-off, Kategoria e Parë - 17:00
Stadiumi: Niko Dovana, Durrës
Arbitër: Eldorjan Hamiti, Bregasi, Kociaj, Shahini
Formacionet zyrtare:
Korabi (4-2-3-1): Mehidri, N. Duka, Paplekaj, Sefgjini, Disha, S. Mziu, Raza, Cutra, Geci, T. Marku, Dragoj Trajner: Donald Mëziu
Apolonia (4-3-3): Cako, Zokaj, Diop, Rrepaj, Hidri, Berberi, Smaci, Shahaj, Omeri, Kovaci, Krasniqi Trajner: Juriy Cannarsa
Komenti minutë pas minute:
90+5' Mbyllet 3-1 ndeshja në "Niko Dovana".
90+5' GOOL! Diop shkurton shifrat në fundin e ndeshjes, kapiteni i Apolonisë i jep shpresë fierakëve.
90' Pesë minuta shtesë.
81' Nikolin Duka merr dy kartona të verdhë, Korabi me një lojtar më pak deri në fundin e ndeshjes.
79' GOOL! T. Marku hipotekon fitoren e Korabit, të pafuqishëm në mbrojtje lojtarët e Apolonisë. Vjen goli i tretë.
75' Diop tund traun e portës së Korabit, i pafat kapiteni i Apolonisë.
67' Marku merr karton të verdhë.
66' Mehidri pret bukur dhe ndal akisonin e Apolonisë.
64' GOOL! Sokol Mziu realizon një perlë nga goditja e dënimit. Kapiteni kalon Korabin në avantazh.
55' Kovaci ka shansin për të kaluar Apoloninë në avantazh, gabon lojtari fierak.
49' Korabi e nis me vrull, Geci ndalet nga Cako.
46' Nis pjesa e dytë pa ndryshime.
45+2' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45' Korabi pretendon për 11 metërsh. Geci rrëzohet në zonë por për Hamitin gjithçka është e rregullt.
34' Trajneri i Apolonisë, italiani Cannarsa përplaset me administratorin e Korabit, Fehmi Mëziu. Karton i verdhë për një anëtar të stoli dibran.
33' Tension mes lojtarëve në fushë për një ndërhyrje, Hamiti vendos qetësinë. Kovaci dhe Geci marrin kartona të verdhë.
29' Cako ndal Sokol Mziun, kapiteni dibran nuk gjen golin. Ndërhyrje fantastike nga gardiani fierak.
20' Skuadrat tregohen të kujdesshme. Pas nisjes së vrullshme, loja është përqëndruar në mesin e fushës.
5' GOOL! Krasniqi vendos ekuilibrat. Apolonia barazon shpejt. 2 gola në 5 minuta, ndeshja nis me ritëm në "Niko Dovana".
1' GOOL! Geci godet nga jashtë zone, zhbllokohet ndeshja pas 40 sekondash, Korabi në avantazh.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Korabi.