
Manchester United 0-5 Liverpool (Keita 5', Jota 13', Salah 38', 45+5', 50')
Liverpool ka fituar 0-5 me Manchester United. Sfida e javës së nëntë në Premier League ka folur për miqtë, teksa tifozët e Djajve nuk e kanë kapërdirë këtë rezultat. Sfida ka nisur me Keita që në të 5 minutë, teksa Jota dhe dy herë Salah kanë vulosur pjesën e parë.
Në të dytën, Salah do realizonte golin e tretë personal dhe të pestin e sfidës. Nervat nuk kanë mbajtur për vendasit, teksa ka qenë Pogba që në të 60 minutë do linte të tijtë më 10 lojtarë, vetëm 14 minuta pasi ishte futur në fushë. Në fund tri pikët shkojnë për The Reds, që turpërojnë në shtëpi United.
Poll