
Tottenham e ka mbyllur me avantazhin 2-0 pjesën e parë ndaj Arsenal. Sfida e prapambetur e javës së 22-të ka folur e gjitha për vendasit të cilët po shkojnë drejt një fitore të sigurt. Të dy golat u shënuan nga Kane. Fillimisht me penallti në minutën e 22’, më pas në minutën e 37’ për ta çuar ekipin e tij në avantazhin e dyfishtë në dhomat e zhveshjes.
Arsenal duket në një prej mbrëmjeve më të këqija të sezonit, pas Holding u ndëshkua më dy karton të verdhë, duke e konvertuar në të kuq në minutën e 33’. Kjo fitore do e afronte Tottenham me vetëm 1 pikë nga Arsenal që është në zonën e Champions, kur kanë mbetur dhe 2 ndeshje deri në fund.
Poll